Në Komunën e Ferizajit, zyrtarë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë vizituan biznesin “Roleta Punues Diti” SH.P.K., ku u pritën në takim nga Leodrit Jaha, pronar i kompanisë

Gjatë këtij takimi u diskutuan sfidat me të cilat po përballen bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si dhe shërbimet që i ofron Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë për bizneset anëtare.

“Roleta Punues Diti” SH.P.K. është kompani që vepron në lëmin e prodhimit të roletave të plastikës. I njejti është themeluar në muajin Mars të vitit 2021 dhe kryesisht është i fokusuar në tregun vendor.

Edhe pse është biznes i ri, “Roleta Punues Diti” SH.P.K.ka arritur që me sukses të realizoj eksport të produkteve që prodhon edhe në tregun gjerman.

Gjendja aktuale në botë ka ndikuar edhe tek ky biznes e sidomos ngritja enorme e çmimeve të aluminit, xhamit dhe plastikës.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.