Në kuadër të vizitave tek bizneset përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kanë realizuar një takim tek biznesi “Swiss Creative Group” në Prizren.

Takimi u realizuar me përfaqësuesin e biznesit Durim Zogaj, ndërsa kryesisht u diskutua lidhur me sfidat me të cilat po përballen bizneset, punën e Dhomës së Tregtisë si dhe mundësin e bashkëpunimit me biznesin “Swiss Creative Group”.

“Swiss Creative Group” merret me ndërtimin e objekteve afariste-banesore në qytetin e Prizrenit.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit!