Përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë vizituan biznesin “KonSoni”, me seli në Gjilan.

Takimi u realizua me bashkëpronarin e “KonSoni” SH.P.K., Agim Sahiti, dhe kishte për qëllim njohjen reciproke si dhe diskutimin rreth mundësive të bashkëpunimit me dhomën.

“KonSoni” është njëra nga kompanitë më të mëdha në tregun kosovar për prodhimin e vezëve dhe kompania e parë në tregun vendor të pasluftës që merret me prodhimin e mishit të zogut.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësit e bashkëpunimit.