Në kuadër të vizitave tek bizneset që ushtrojnë veprimtarinë në komunën e Mirtovicës, zyrtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë u pritën në takim nga Fisi Abrashi, përfaqësues i “Aurora Group” SH.P.K.

Ky takim ishte i natyrës njoftuese, ku u diskutua për shërbimet e dhomës për bizneset anëtare, lobimin e vazhdueshëm për krijim të klimës më të favorshme për të bërit biznes në vend si dhe efektin e ndryshimeve të fundit që po ndodhin në aspekt global, me theks të veçant ngritja e çmimeve.

“Aurora Group” SH.P.K. është e orientuar në fushën e ndërtimit të objekteve banesore, në të cilën ofron standard, profesionalizëm dhe besueshmëri.