Në Odën e Afarizmit të Kosovës (OAK), tashmë janë të anëtarësuara qindra biznese. Ndërsa së fundmi këtij grupi të bizneseve anëtare i’u është bashkangjitur edhe Dina & Kima” SH.P.K.
Përfaqësuesit e OAK-së u pritën në takim nga pronari i biznesit Burim Hajdari, ku përgjatë këtij takimi u diskutuan edhe problemet që po has biznesi sidomos gjatë kohës së pandemisë, si dhe shërbimet të cilat OAK i ofron për bizneset.
Për më tepër, Dina & Kima” SH.P.K ofron këto shërbime si skanim dhe fotokopjim. Poashtu ofron edhe të gjitha llojet e pagesave me moneta dhe shumë lloje të tjera të pagesave dhe shërbimet e Money Gram.