Diskutimet e bizneseve në “Kafja e Mëngjesit”

Gjatë organizimit “Kafja e Mengjesit” përveç informimit për propozimet që Oda e Afarizmit të Kosovës ka dërguar tek përfaqësuesit e partive politike dhe njohjes me njëri – tjetrin, gjithashtu patën edhe mundësinë t’i shprehin haptas problemet me të cilat ata po përballen.

Pronari i biznesit Apikos, Ferim Mahmutaj theksoi që problemi kryesor me të cilin po përballet është vendosja e taksës 100% me Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën pa asnjë përgatitje paraprake për bizneset.

Tutje Mahmutaj shtoi që APIKOS ka porositur makineritë e prodhimit në Serbi me një porosi të veçantë që nga viti 2015, financimi i së cilës është bërë përmes një granti të fituar, edhe pse pagesa e saj është bërë parase të vihet taksa 100% nuk i’u është lejuar futja e tyre në Kosovë. Ky bllokim po bënë që një fabrikë të mos vihet në funksion.

Pronari i biznesit Elektrowati sh.p.k, Muhamet Shala veçoi që është e nevojshme që të zhvillohet eksporti, t’i kushtohet më shumë rëndësi aftësimit profesional, hapja e vendeve të punës dhe përkrahja e bizneseve të vogla dhe të mesme.

Ndërsa pronari i Restaurant Freskia Istog, Armend Delijaj theksoi çështjen e ligjit për duhan ku disa biznese duhet të pajisen me leje speciale që iu mundëson klientëve konsumimin e tij. Gjithashtu si problem u evidentua rimbursimi i tatimit në fitim, i cili iu bëhet shumë rrallë bizneseve.