Diskutimi i panelit të Agjencive të Ushqimit dhe Veterinës në Workshop

Në workshopin që Oda e Afarizmit të Kosovës (#OAK) realizoi në bashkëpunim me Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (#OEMVP) dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (#CCIT), në panelin e dytë u trajtuan problemet e bizneseve nga të tri vendet me Agjencitë e Ushqimit dhe Veterinës.

Ky panel kishte në përbërje Valdet Gjinovci – kryeshef i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë, Shkëlqim Hajdari – kryeinspektor i inspektoriatit të përgjithshëm në Shqipëri, Firuz Memed zëvendësdrejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës në Maqedoninë Veriore dhe Azbi Arapi Drejtor në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit në Shqipëri.

Gjatë këtij paneli ndër të tjera u theksua fakti që nga 8 milionë shqipëtar në rajonin tonë, duhet të ushqehen me produkte të mishit, qumështit, e perimet e prodhuara në vendet tona për të mposhtur produktet e importit, sidomos nga Brazili e Serbia.

Gjinovci theksoi faktin që krahasuar me vendet e rajonit, AUV nuk paraqet asnjë pengesë për të importuar produktet bimore dhe shtazore. Ai shtoi se me Shqipërinë janë duke bashkëpunuar për njohjen e certifikatave dhe nuk ka asnjë pengesë për eksport ndërsa me Maqedoninë e Veriut janë paraqitur disa pengesa për eksport të peshkut.

Kurse, Firuz Memed theksoi që kanë kërkesë nga autoritetet e Kosovës që të mundësohet eksporti i peshkut, si dhe produkteve të qumështit dhe shpreson që këto kërkesa do të realizohen sa më parë. Memed shtoi që arritja lehtësimeve për qarkullimin e mallrave është shumë e rëndësishme.

Ndërsa, Shkëlqim Hajdari foli për arritjet e Shqipërisë sa i përket sigurisë së ushqimit dhe tha se ndihet keq për bilancin negativ tregtar të Kosovës me vendet e rajonit.

Kujtojmë që ky event u mbajt në fillim të muajit mars në Prishtinë. Western Balkans Fund