Dizenjatorja prishtinase Kaonë Duriqi viziton OAK-në!

Dizenjatorja Kaonë Duriqi edhe pse e re në moshë por me punë shumë premtuese sot u mirëprit në zyret e OAK-ut.

Duriqi u informua lidhur me aktivitetet dhe shërbimet që Oda ofron për bizneset dhe vlerësoi lartë punën e Odës së Afarizmit të Kosovës që po bënë në fuqizimin e femrës, e sidomos gjeneratës së re e cila ka shumë nevojë për përkrahje.

Ndryshe krijimet e Duriqit kanë arritur suksesshëm të prezantohen edhe në evente ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ceremoninë e çmimeve Oscar.