Dona-Impex viziton OAK

Sot në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës, Sekretari i Bordit Diamant Elshani dhe zyrtarja Mirjeta Shala pritën në një takim përfaqësuesin e Dona-Impex, z. Edon Kika.

Ky takim ishte i karakterit njoftues për punët që OAK ka bërë dhe po vazhdon t’i  bëjë në mënyrë që të ndihmoj në krijimin e një klime sa më të favorshme të të bërit biznes në Kosovë.

z.Edon e vlerësoi këtë aktivizim të Odës për t’i dalur në krah bizneseve në problemet me të cilat ato po përballen. Ai gjithashtu shtoi se një ndër problemet kryesore me të cilat po përballen ata si biznes është ekonomia jo formale, për të cilën ende nuk kanë mundur të gjejnë një zgjidhje ose përkrahje institucionale.

Në fund të këtij takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.