Drejtori i përgjithshëm takon Odën afariste të Kosovës

Drejtori i përgjithshëm i doganës së Kosovës z. Berisha ka pritur në një takim informues dhe njoftues me Odën afariste të Kosovës e themeluar së fundmi.

Përfaqësuesit e OAK, respektivisht kryetari Skender Krasniqi me bashkëpunëtor njoftuan menaxhmetin e Doganës me anëtarët dhe qëllimet e Odës afariste dhe njëkohësisht shprehën mirënjohjen për punën e Doganës.

Nga ana tjetër Drejtori i përgjithshëm, “Dogana do të përkrah të gjitha bizneset si dhe odat ashtu që të lehtësojmë sa më shumë biznesin dhe të krijomë një mjedis të favorshëm për biznesin ashtu që të zhvillohet e vendit” theksoj z. Berisha.