Elektrowati SH.P.K pjesë e OAK-së

Përfaqësues të Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) u pritën në takim nga Drejtori i Elektrowati sh.p.k Muhamet Shala. 

Kryetari i bordit të OAK-së Skender Krasniqi prezentoi aktivitetet dhe shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare, ndër të cilat bëjnë pjesë avokimi, trajnimi, shërbimet biznesore dhe rrjetëzimi. Ai theksoi që OAK ndërmjetëson në zgjidhjen e problemeve të sektorëve specifik, njëkohësisht edhe të bizneseve individualisht.

Shala përgëzoi odën për punën e bërë deri më tani, duke shtuar se një organizatë e cila punon në favor të krijimit të një klime sa më të mirë të të bërit biznes në Kosovë ishte shumë e nevojshme.

Në fund të këtij takimi Shala shtoi që nga sot Elektrowati SH.P.K do të jetë pjesë e bizneseve që OAK i përfaqëson.

Për më shumë Elektrowati SH.P.K funksionon tash e sa vite në Pejë dhe Prishtinë, duke aftësuar qindra klientë përmes trajnimeve si: elektroinstalues, ndërtimtari dhe elektrikë industriale.