Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan biznesin “Erpower” SH.P.K., me seli në Viti, ku u takuan me pronarin Sabri Zejnullahu.

Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat me të cilat bizneset po ballafaqohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, siç janë ndërprerjet aktuale të energjisë elektrike, vështirësitë në sigurimin e stafit të kualifikuar si dhe largimi i tyre.

Kryetari i OAK-së, Skënder Krasniqi, theksoi që oda është duke bërë lobim të vazhdueshëm tek Institucionet kompetente, ashtu që të bëhet ndërlidhja ndërmjet kërkesave dhe ofertave në tregun e punës.

Zejnullahu, përgëzoi odën për punën dhe angazhimin, si dhe theksoi që “Erpower” SH.P.K. i bashkohet rrjetit të bizneseve që i besojnë misionit të Odës së Afarizmit të Kosovës.

Për më shumë, “Erpower” SHPK është distributor i autorizuar i disa brendeve të njohura të pajisjeve të ndryshme që përdoren për instalime elektrike, siç janë kabllo, njehësorë elektrik, ndarëse ajrore, kabina metalike etj. Përveç kësaj, ata ofrojnë edhe shërbimet e montimit.