Fabrika e Armatures Rroni Fer pjesë e OAK-së

Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëprit përpunuesi i rrjetave me saldim dhe shufrave të hekurit të cilat përdoren në ndërtim, si dhe rrjeta për gardhe/rrethoja RRONI FER.

Kryetari i OAK-së Skënder Krasniqi prezentoi aktivitetet e ndërmarra deri më tani nga Oda, duke theksuar që qëllimi kryesor është krijimi i një ambienti më të favorshëm të të bërit biznes në Kosovë.

Labinot Kameri përgëzoi Odën e Afarizmit të Kosovës  për punën e bërë deri më tani, duke shtuar se fabrika e armaturës Rroni Fer nga sot i shtohet bizneseve që Oda përfaqëson.

 
http://al.rronifer.com/