Në Odën e Afarizmit të Kosovës (OAK) tashmë janë të anëtarësuara me qindra biznese ndërsa së fundmi  është bashkangjitur edhe “Fabrika e Ëmbëlsirave Koha”.

Përfaqësuesit e OAK-së në këtë takim janë pritur nga menaxheri i biznesit z.Fatmir Latifi me ç’rast u diskutua për produktet e Kohës dhe sfidat që i hasin në të bërit biznes.

Poashtu z.Latifi u njoftua mbi shërbimet të cilat i ofron Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) për bizneset e saja anëtare.

Për më tepër, Fabrika e Ëmbëlsirave Koha prodhon lloje të ndryshme të ëmbëlsirave tradicionale, torte dhe punon me porosi sipas dëshirës së konsumatorëve.

Më shumë informacione rreth kompanisë, mund të gjeni përmes linkut në vazhdim:

https://www.facebook.com/Fabrika-e-Emb%C3%ABlsirave-Koha-751997334820568/