Problemet e të bërit biznes, me theks të veçantë ligjet dhe mos harmonisimi ndërmejt tyre ishin tema kryesore e diskutimit në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me Imer Musaj, pronar i N.N.T. Bardhi.

Përveç këtyre Musaj u njoftua nga afër me aktivitetet e OAK-së dhe shërbimet që Oda ofron për bizneset anëtaree që përfshijnë avokim, trajnime, shërbime biznesore dhe rrjetëzim.

Musaj vlerësoi lartë punën e realizua nga OAK, duke shtuar që takimet e përbashkëta, e me theks të veçantë ato me përfaqësues të institucioneve në bazë të nevojave të bizneseve janë ndër pikat më të pëlqyera tek Oda.

Në fund të këtij takimi Musa shtoi që fabrika e gurit Bardhi nga sot është pjesë e Odës së Afarizmit të Kosovës.

https://www.facebook.com/pg/fabrikabardhi/posts/?ref=page_internal