Në vazhdën e takimeve me Bukëpjekësit, përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, të kryesuar nga koordinatorja Donika Gashi mirëpritën në një takim pronarin e Bukëpjekësit Besarti, z.Vehbi Krasniqi.

Ky takim ishte i karakterit njoftues për punët dhe angazhimet që OAK po bënë me qëllim të krijimit të një mjedisi sa më të favorshëm të të bërit biznes në Kosovë. Një theks i veçant i’u kushtua edhe angazhimit të Odës që në kuadër të saj të ketë edhe sektorin e Bukëpjekësve, me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve të mundshme edhe për këtë sektor.

z.Krasniqi përveç që identifikoi disa nga problemet e sektorit të tij, ai gjithashtu shprehu gatishmërinë që të i bashkohet OAK-së në këtë rrugëtim, duke u bërë kështu anëtari më i ri i saj.