Flux shpk pjesë e OAK

Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës gjatë ditës së sotme priten në takim pronarin e kompanisë ndërtimore Flux, Granit Sheremeti.

Zyrtarja e OAK-së, Qëndresa Ibrahimi prezantoi shërbimet e Odës, aktivitetet dhe sukseset e arritura deri më tani, duke i ofruar një siguri ku bizneset tanimë kanë vendin se ku mund t’i adresojnë problemet e tyre.

Ndërsa Sekretari i Bordit të OAK-së, Diamant Elshani njoftoi Sheremetin për nënshkrimin e një Memorandum Bashkëpunimi në mes Odës së Afarizmit të Kosoves dhe Odën Ekonomike Veriperëndimore të Maqedonisë ku përmes kësaj krijohen lehtësira dhe bashkëpunime për bizneset e të dyja vendeve.

Në anën tjetër pronari i Flux shpk, Granit Sheremeti mbeti i kënaqur me shërbimet dhe ndërmjetësimet që Oda e Afarizmit të Kosovësmundëson prandaj nuk hezitoi t’i bashkohet bizneseve të tjera anëtare të #Odës.

OAK në këtë takim u prezantua nga Sekretari i Bordit të OAK-së Diamant Elshani, Zyrtaret për biznese Qëndresa Ibrahimi Mirjeta Shala dhe Zyrtarja për Marrëdhënie me Publikun Doruntinë Gashi.