Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës mirëpritën në takim përfaqësuesen e seperacionit Frasheri i Madh, znj.Besarta Tahiri.

Ky takim ishte i karakterit njoftues për shërbimet që OAK ju ofron bizneseve e ku qëllim kryesor i saj është ndikimi në krijimin e një mjedisi më të favorshëm të të bërit biznes në Kosovë. Zyrtarja Qendresa Ibrahimi fokusin më të madh i kushtoi aktiviteteve që oda ka ndërmarrë për sektorin e minierave, më saktësisht angazhimin për ndryshimin e Projektligjit për Miniera dhe Minerale dhe përfshirjen e kërkesave të bizneseve të këtij sektori në këtë projektligj.

Tahiri shprehu se deri më tani është ndarë e kënaqur me punët që OAK ka realizuar, e sidomos me përpjekjen e saj që të shtrihet në të gjitha sektorët. Ajo gjithashtu theksoi që bizneset e sektorit minerar do të zhvillohen më shumë, nëse krijohen ligje në harmoni me njëra-tjetrën dhe në fokus kryesorë e kanë biznesin.

Në fund të këtij takimi Tahiri shprehu se seperacioni Frasheri i Madh do të i bashkohet OAK-së, duke u bërë anëtari më i ri i këtij sektori në Odë.