FRUTEX në gjithë botën

Drejtori ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës me bashkëpunëtor patën një vizitë pune në kompaninë “FRUTEX” në Therandë, ku u pritën nga pronari i kësaj kompanie zt. Shaqir Palushi, njëherit edhe kryetar i Qendrës së Bizneseve në Therandë.

Drejtori i OAK-ut zt. Ismet Mulaj e informoj zt. Palushi me të arriturat e Odës dhe me planet që ka për t’a ndihmuar biznesin, sidomos biznesin prodhues duke e ndihmuar në sigurimin e tregjeve të reja. Sot prodhuesi ynë, pos që është i ngulfatur me politika fiskale, ai po përballet edhe me shumë sfida në sigurimin e tregjeve të reja. OAK është duke e hartuar një dokument strategjik (analizë politikave fiskale) për prodhuesit vendor dhe i cili do t’u dërgohet institucioneve shtetërore.

Ndërsa, zt. Palushi e falënderoj OAK-un që po u gjindet afër biznesit në Kosovë, sidomos në ofrimin e këshillave dhe mbështetjes konkrete tek institucionet publike. Zt. Mulaj e garantoj zt. Palushi, se OAK-u do të jetë vetëm në shërbim të biznesit dhe nuk do të lejoj që Oda të bie pre e monopolistëvë.