Misionit të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe rrjetit të bizneseve anëtare rë saj, së fundmi i’u bashkua biznesi nga fusha e energjisë Fuente Dynamics, me pronare Fatbardha Bytyqi.

FUENTE DYNAMICS është tregtar dhe furnizues i licencuar i energjisë elektrike në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Kompania është themeluar që nga viti 2016 dhe ka shënuar rezultate të shkëlqyera në krijimin e një rrjeti të gjerë partnerësh, klientësh dhe furnitorësh përtej kufijve që operon.

FUENTE DYNAMICS promovon energji të rinovueshme tek investitorët vendas dhe të huaj dhe komunitetet e biznesit ku ajo operon, duke u ofruar atyre informacion mbi qëndrueshmërinë e projektit, kushtet e tregut dhe klimën e biznesit