Furra Apollonia pjesë e OAK-së

 

Sot në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u mirëprit pronari i furrës Apollonia, z. Cenë Gjuraj.

Gjatë këtij takimi u diskutuan hapat e ndërmarrë nga OAK pas takimeve të përbashkëta me sektorin e Bukëpjekësve

z.Gjuraj theksoi që pas pjesëmarrjes në dy takimet me bukëpjekësit, me qëllim të identifikimit të sfidave me të cilat po përballet ky sektor dhe gjithashtu pasi pa angazhimin që Oda po bënë për tejkalim të këtyre sfidave, ai vendosi që të i bashkangjitet në këtë rrugëtim.