Furra Graniti-D pjesë e OAK-së

 

Në zyret e Oda e Afarizmit të Kosovës u mirëprit Driton Martinaj, përfaqësuesi i furrës Graniti-D.

Zyrtaret e OAK-së njoftuan nga afër me aktivitetet e përgjithshme të odës, ku theks i veçantë i’u kushtua angazhimeve të bëra me qëllim të krijimit të lehtësirave për sektorin e bukëpjekësve, ndër të cilat janë kërkesat e adresuara në ministritë përkatëse dhe Peticioni.

Martinaj përgëzoi OAK-në për angazhimin e deritanishëm në përmirësim të klimës së të bërit biznes në Kosovë, e në veçanti përkushtimin që po i bënë sektorit të bukëpjekësve.

Në fund të këtij takimi Martinaj shtoi që Graniti-D i bashkohet Odës së Afarizmit të Kosovës.