Furra Pashtriku anëtari i radhës në OAK

 

Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën sot në takim nga z. Muhamet Totaj, pronar në furrën e bukës Pashtriku.

z. Totaj duke qenë pjesë e takimeve të përbashkëta që janë mbajtur me sektorin e bukëpjekësve, vlerësoi lartë kontributin e Odës në përkrahjen e bizneseve dhe mbrojtjen e tyre nga konkurrenca jolojale, andaj edhe vendosi që të bëhet pjesë e OAK-së, duke iu bashkuar kështu bizneseve që besojnë në misionin për të cilin është krijuar Oda.