Furra Tradita viziton OAK-në

 

Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëprit në takim përfaqësuesi i Furrës Tradita z.Rinor Tolaj.

Qëllim i këtij takimi ishte njoftimi nga afër me sfidat me të cilat po përballet ky biznes gjatë realizimit të veprimtarisë së tij, e ku vëmendje më e madhe i’u kushtua aktiviteteve të ndërmarra nga Oda për krijimin e lehtësirave për këtë sektor.

z.Tolaj vlerësoi angazhimin e OAK-së për identifikimin dhe adresimin e kërkesave të bizneseve në institucionet kompetente. Ndër të tjera ai shprehu se “kjo çfarë po bëjmë ne në Kosovë nuk është biznes”.

Tolaj shtoi që problemin më të madh momentalisht po e kanë me ndërprerjet e paparalajmruara të energjisë elektrike, gjë e cila po ndikon në humbje të panevojshme për biznesin.

Në fund të këtij takimi, palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.