Sot do i’u prezantojmë me një nga sektorët e fundit që i’u është bashkuar OAK-së, gjegjësisht me sektorin e furrëtarëve.

Përfaqësuset e Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK) përgjatë vizitave në terren kanë vizituar sektorin e bukëpjekësve, në Komunën e Kamenicës.

Në këto takime u pritëm nga pronarët e bizneseve të furrave të bukës Elmi Duraj tek Furra Kushtrimi, Isa Gutaj tek Furra Gjakova dhe Jeton e Veton Kërhanaj tek Furra Zeka.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua për shërbimet që OAK ofron për anëtarët, për problemet me të cilat po ballafaqohen sektori i bukëpjekësve, pasojat e krizës ekonomike që shkaktoi pandemia Covid-19 si dhe ndihma e cila i’u është ofruar bizneseve vendore nga shteti.

Me këtë rast pronarët e këtyre bizneseve, n’a njoftuan poashtu edhe me prodhimtarinë e tyre, konkretisht me prodhimet e bukës si dhe mbarëvajtjen e procesit të prodhimit deri tek produkti final.

Në fund të këtyre takimeve OAK së bashku me sektorin e furrave u dakorduan që të koordinojnë aktivitetet e tyre me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira të sektorit të bukëpjekësve në Kosovë.

Për më shumë informacione rreth këtyre bizneseve, ndiqni linkun në vazhdim:

http://bit.ly/3vB8vpn

http://bit.ly/3c2Na0a