G+F Architects anëtar në OAK

Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) janë pritur në një takim pronarët e biznesit G+F Architects: Gentian Zogaj dhe Fiton Zogaj, me të cilët u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me OAK-në.

Gjatë këtij takimi u shpalosën të arriturat e odës dhe çështjet që kanë trajtuar, ku u theksua që duke iu falënderuar bashkëpunimit të afërt me bizneset, #OAK ka arritur që të lobojë dhe përfaqësoj fuqishëm çdo kërkesë apo problem të adresuar nga ana e bizneseve anëtare.

Në këtë takim palët u dakorduan për bashkëpunim reciprok, meqë rast u nënshkrua edhe marrëveshja.

G+F Architects është studio e arkitekturës që ofron shërbime profesionale për klientët e saj. Falë përkushtimit në punë, kanë arritur që të jenë zgjedhja e parë e klientëve për shërbime të kësaj fushe.

G+F Architects ofron këto shërbime: projektim, mbikqyrje, legalizim, ndërtim, dizajn të enterierit, dizajn të eksterierit, renovim.

Për më shumë vizitoni: https://www.facebook.com/GFarchitectsrks/?epa=SEARCH_BOX