Gjatë takimit “Kafja e mengjesit” në Suharekë, Afrim Gashi nga Burimi-Ag theksoi që si prodhues e shqetëson çështja e akcizës së brendshme, e cila po paraqet një problem për bizneset prodhuese

Shteti duhet të kapet për prodhimin, i cili paraqet bazën kryesore, prej të cilit formohet shteti andaj duhet të merremi me problemin e akcizës së brendshme.

Shteti, në anën tjetër po i rritë pagat për të punësuarit e sektorit publik, duke sjellë në pozitë të pabarabartë ata të sektorit privat. Lidhur me të punësuarit Gashi theksoi “Edhe pse po i aftësoj, po i trajnoj, po i stimuloj, po i financoj ata po ikin! Unë nuk dua t’i lë, por ata po ikin”.