Gratë afaristë në OAK

 

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) po vazhdon takimet me biznese të sektorëve të ndryshëm, të cilat për rrjedhojë po ndikojnë edhe në rritjen e numrit të bizneseve që OAK përfaqëson.

Në kuadër të këtyre takimeve u mirëpritën edhe gratë afariste, e tëra kjo me qëllim të informimit më të detajuar për shërbimet që OAK ofron për bizneset anëtare dhe përkushtimin për forcim të grave në biznes.

Zarije Malsiu pronare e Biofruti SH.P.K, njëkohësisht kryetare e sektorit të gruas në Shoqatën Gryka e Kaçanikut vlerësoi angazhimin e OAK-së, duke shtuar që bizneset në përgjithsi e në veçanti bizneset e reja kanë nevojë për përkrahje të vazhdueshme dhe për një vend nga i cili sigurojnë informatat të cilat do të lehtësojnë operimin e tyre. 
Ajo shtoi që një nga problemet kryesore me të cilat po përballet pjesa dërmuese e të interesuarve për fillim të një biznesi, e sidomos gratë, është mungesa e donacioneve ose alokimi jo drejtë i tyre.

Në fund të këtij takimi Malsiu theksoi që Biofruti është pjesë e OAK-së dhe që ajo do të angazhohet maksimalisht me qëllim të punësimit të grave amvise.