Gratë afariste në takim të përbashkët në OAK

 

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) realizoi një takim të përbashkët me sektorin e grave afariste, me qëllim të identifikimit të sfidave me të cilat përballet ky sektor, dhe mundësitë e bashkëpunimit në mënyrë që të përkrahen edhe më tutje në zhvillimin e veprimtarive të tyre.

OAK është në mbështetje të vazhdueshme të grave afariste, përkrahë promovimin e veprimtarisë ndërmarrëse tek gratë si dhe inkurajimin e tyre për zhvillimin e aktiviteteve biznesore.