Gurra Shpk anëtari më i ri në OAK

 

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës gjatë vizitës së bizneseve në Istog, u pritën në takim nga Sadik Januzaj pronar i biznesit Gurra shpk.

Januzaj u njoftua më detajisht lidhur me shërbimet e OAK-së e veçanërisht për lobimin lidhur me heqjen e taksës së dyfishtë për bizneset e peshkut dhe takimet ndërministrore të organizuara nga oda në lidhje me këtë çështje.

Me këtë rast Januzaj përgëzoi OAK-në për punën dhe përkushtimin, duke u bërë kështu anëtari më i ri që i bashkohet misionit të OAK-së.