Hapet Panairi i Librit në Prizren


Të premten me datë 3 Maj hapet Panairi i Librit në Prizren, i cili organizohet nga Qendra Tregtare Abi Çarshia në bashkëpunim me Librarinë Altera dheOda e Afarizmit të Kosovës.

Panairi do të mbahet nga 3 deri me 5 Maj në Qendrën Tregtare Abi Çarshia.

Të gjithë dashamirët e librit kanë mundësinë e zgjedhjes së madhe të shumë titujve letrar të zhanreve të ndryshme dhe ofertave speciale gjatë panairit.