Hapet Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit Agrokos

Sot është hapur Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit “Agrokos” , për të nëntëmbëdhjetën herë në Prishtinë, organizuar nga biznesi anëtar i Odës së Afarizmti të Kosvës , CEO – Congress & Event Organization

Pjesëmarrës në këtë panair do të jenë shumë kompani të agrobiznesit vendor dhe nga vende të ndryshme si Mali i Zi, Bosnja e Heregovina dhe Austria.

Bekim Xhafa organizator i panairit theksoi se panairi është mundësi e mirë për bizneset vendëse që të promovojnë produktet e tyre, si dhe është transformuar në pikëtakim të domosdoshëm i bizneseve ndërkombëtare që dëshirojnë të shtrihen në tregjet e Ballkanit.

Xhafa falënderoi partnerët që vijnë nga rajoni dhe ato vendëse i cili tha se nuk kanë munguar as produktet që vijnë nga Shqipëria ku për këto vite kanë sjellë eksperienca të ndryshme.

Ndërsa Koordinatorja e OAK-së, Qendresa Ibrahimi duke përshënderur organizatorët dhe të pranishmit tha se kemi nderin që jemi pjesë e hapjes zyrtare të edicionit të 19-të të Panairit Agrokos, si ngjarja më e madhe e agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve ne vend, andaj në emër të Kryetarit të bordit dhe Odës së Afarizmit të Kosovës iu uroi mirë se ardhje dhe shfrytëzoi rastin që të përgëzoj anëtarin CEO bashkë me stafin për punën e palodhshme dhe përkushtimin në organzimin e këtij panairi, që tashmë 19 vite kanë dëshmuar veten.

Panairi #Agrokos karakterizohet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme të agrobiznesit në vend e cila krijon mundësi jo vetëm për zgjerim të tregut për kompanitë pjesëmarrëse por edhe me mundësi shumë të mëdha për bashkëpunime të reja, bazuar në përvojat paraprake të panaireve të kaluara.

Urojmë që ky panair të ndihmojë në fuqizimin e pozitës së prodhuesve të Kosovës në tregje ekzistuese, partneritete të reja, ndërtim të marrëdhënieve të reja biznesore si dhe tregje të reja, përfundoi Ibrahimi.

Kujtojmë se Panairi do të jetë i hapur deri të premten me datë 25.10.2019, në sallën ”1 Tetori”, në Prishtinë.