Hapet Restaurant Kanina në Prishtinë me ushqime tradicionale

Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës
ishin pjesëmarrës në hapjen solemne të Restaurant Kanina.
 
Restaurant Kanina me pronar Ismet Mulaj, veprimtarinë e nisi sot në kryeqytet, me një ambient të bukur klasik dhe mjaft relaksues. Aty klientët mund të shërbehen me ushqime tradicionale nga kuzhina jonë shqiptare.
 
Vlenë të theksohet se Restaurant Kanina i shërbeu sot mysafirët me ushqime tradicionale dhe pije nga prodhuesit vendor.
 
#OAK përkrahë çdo biznes vendor dhe ështe një shtysë e fortë për ta, në veçanti ata që mbrojnë dhe kultivojnë prodhimet vendore, ndërsa Restaurant Kaninës i uron suksese në rrugëtimin e saj.