Hapja solemne e Librarisë Altera, librarisë më të madhe në Kosovë dhe e vetmja e këtij lloji.

 

Me koncept atraktiv dhe tejet inspirues, Altera vjen me mbi 10 mijë tituj të librave të të gjitha zhanreve.

Altera ofron një mundësi të gjerë të përzgjedhjes së materialeve për zyre dhe biznese, pajisje për laboratorë, për shkenca natyrore dhe të teknologjisë kompjuterike, instrumente, ngjyra, materiale profesionale për art figurativ dhe dekor, e shumë pajisje tjera për nevojat shkollore të nxënësve.

Në veçanti libraria Altera siguron një kënd atraktiv dhe modern duke siguruar një format të ri për t’i shijuar librat së bashku me kafenë apo pijen tuaj të preferuar.

Pronari Hasan Gigollaj, ka thënë se përmes këtij biznesi kanë synuar t’i japin më shumë hapësirë librit, por edhe të plotësojnë nevojat e klientëve të tyre. Gigollaj shtoi se qëllimi i hapjes së kësaj librarie është që t’i krijojmë kushte klientëve të cilët çdo ditë po kanë interes maksimal për të lexuar libra, andaj ju kemi ofruar një hapësirë të madhe.

Nga ana tjetër, kryetari i bordit Skender  Krasniqi në emër të Odës së Afarizmit të Kosovës, pronarit Hasan Gigollaj i uroi shumë suksese me rastin e hapjes së kësaj Librarie e cila është e para në këtë madhësi dhe lloj në vendin tonë.

Duke theksuar që Oda e Afarizmit të Kosovës është duke u angazhuar në vazhdimësi për të mirën e bizneseve që sot afarojnë në Kosovë, sepse pa qenë i kënaqur biznesi aktual nuk mund të presim që të kemi biznese tjera që mund të vijnë dhe investojnë në vendin tonë.

OAK i uron shumë suksese drejtorit të bordit Hasan Gigollaj për hapjen e librarisë Altera.