Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK) së fundmi i është bashkuar edhe biznesi “N.T.P Hekurani Metal” me pronar Hekuran Gashi.

Përgjatë takimit të zhvilluar me përfaqësuesit e OAK-së pronari i biznesit ka theksuar se problem edhe më tutje për bizneset në vendin tonë mbetet sigurimi i fuqisë punëtore dhe ngritja e vetëdijës së opinionit për rëndësinë e Shkollave Profesionale.

Për më tepër, “N.T.P Hekurani Metal” është kompani e cila merret me përpunimin e metaleve. Kompania ka përvojë shumë vjeçare në këtë fushë, duke filluar nga viti 1988, fillimisht me prodhimin e gozhdave e pastaj edhe me përpunimin e llamarinës kurse, më vonë ka vazhduar në investime në makineri për përpunimin e metaleve. 

Më shumë informacione rreth kompanisë, mund të gjeni përmes linkut në vazhdim:

Facebook: https://www.facebook.com/ntphekurani