Hill Top, anëtar i OAK-së

Në vazhdën e qindra bizneseve të cilat janë anëtare të Odës së Afarizmit të Kosovës, i’u prezantojmë edhe biznesin Hill Top, me pronar Burim Azemin.

Hill Top, është biznes me një vizion ndryshe prej atyre të cilat jemi mësuar deri më tani, e kjo mund të kuptohet që nga ideja e themelimit të këtij biznesi.

Biznesi Hill Top, ofron atraksione të ndryshme duke filluar nga kamping dhe karaoke përreth zjarrit, ҫiklizëm, shtëpiza dhe vende për skarë, të shoqëruara me një pamje mahnitëse.

Për më tepër ndiqni, linkun e mëposhtëm:https://x.facebook.com/HilltopKosova/