Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u mirëprit pronari i Hilltop Sh.P.K Burim Azemi.
Ky takim ishte i karakterit njoftues, ku përfaqësues të OAK-së prezentuan më detajisht shërbimet që përfitojnë nga Oda bizneset anëtare. Ndër të tjera u cekën edhe disa nga angazhimet e ndërmarra nga #OAK për të krijuar një mjedis sa më të favorshëm të të bërit biznes në Kosovë.
Azemi theksoi që ka ndjek disa nga punët e realizuara nga Oda dhe kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore pse ka kërkuar të ketë një takim. Ndër të tjera Azemi përgëzoi OAK-në për punën e deri tanishme, duke shtuar që Hilltop do të jetë pjesë e OAK-së.
Për më shumë HILLTOP synon të jetë opsioni kryesor i kampingut për të gjitha grupmoshat.