Oda e Afarizmit të Kosovës

Në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Zombie Soup Games, kompani kosovare e specializuar në zhvillim të lojërave për pajisje mobile dhe për teknologjitë më të fundit, ka lansuar në verzionin elektronik lojën e famshme dhe nostalgjike “Wired Pixel”, e njohur në shoqërinë tonë si “Iks-Oks” (Dots and Boxes).
“Dots and Boxes” është një lojë të cilën e kemi përjetuar të gjithë në të kaluarën, duke vizatuar katrore brenda fletoreve të matematikës dhe duke shënuar pika ose x brenda tyre, e të cilat kanë simbolizuar ikonën e njërit apo tjetrit lojtar.
Edhe pse tingëllon e thjeshtë, Zombie Soup Games ka krijuar disa veçori të ndryshme që mundësojnë turnire me lojtarë anembanë botës apo gara një me një. Gjithashtu, lojtarët mund të fitojnë pikë dhe valuta virtuale brenda lojës, të cilat i ndihmojnë të rritet në rankim dhe të jetë i gatshëm për sfida të reja. Sa më mirë që performon lojtari, aq më shumë pikë do të pranojë.
Përfaqësues të kompanisë kanë thënë se titulli “Wired Pixel” do të lansohet fillimisht për platformën e Apple, ndërsa më pas do të lansohet në platformën e Google dhe në web, duke iu mundësuar lojtarëve të pajisjeve të ndryshme që të sfidojnë njëri tjetrin në moduest e ndryshme që ka loja.
Zombie Soup Games, kompani nën-degë e kompanisë amë Zombie Soup, më parë ka lansuar edhe tituj tjerë si Yanone dhe Captain 13, për platforma të ndryshme si Oculus Rift, Gear VR, Steam, etj, ndërsa është duke punuar në vazhdimësi edhe për tituj të rinj.
Zombie Soup është anëtare e Odës së Afarizmit të Kosovës.

https://www.facebook.com/odaeafarizmittekosoves/videos/343739102795607/