Në kuadër të vizitave tek bizneset tek Komuna e Dragashit,#OAK ka vizituar edhe biznesin e bimëve mjekësore dhe frutave Hit-Flores Shpk.

Përfaqësuesist e OAK-së në takim janë pritur nga pronari i Hit-Flores Shpk Nuridin Bajrami, i cili ka prezantuar produktet që ai prodhon siç janë bimët mjekësore dhe fruta nga malet e bukura të Sharrit. Kompania gjithashtu merret edhe me blerjen e bimëve mjekësore dhe frutave malore në të njëjtën kohë përpunimin dhe paketimin e çajërave e cila është mbledhur nga Malet e Sharrit.

#OAK dhe Hit-Flores Shpk kanë vendosur të nisin bashkëpunimin.

Për më shumë: https://www.facebook.com/hitdragash/