Hotel International Prishtina & SPA i bashkohet rrjetit të bizneseve anëtare në OAK

Përfaqësuese të Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan Hotel International Prishtina, ku u pritën në takim nga pronari Bajram Krasniqi.

Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat e të bërit biznes në vend, me theks të veçantë mungesa e Ligjit për Tregti të Brendshme e cila po mundëson hapjen e pa kontroll të bizneseve e që nuk po lejon zhvillimin e atyre ekzistuese.

Në fund të takimit, Krasniqi theksoi që Hotel International Prishtina i bashkohet rrjetit të bizneseve anëtare në OAK.