InfoSoft Office anëtar i OAK-së!

Pronari i Kompanisë InfoSoft Office, Naim Laja është mirëpritur nga anëtarët e bordit të OAK-ut, Hasan Gigollaj, Hysni Zogaj dhe zyrtarja Qendresa Ibrahimi.

Gjatë këtij takimi u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim ndërmejt OAK-ut dhe kompanisë InfoSoft Office.

Naim Laja falendëroi Odën për punën dhe përkushtimin e treguar, duke theksuar se ka përcjellur në vazhdimësi aktivitetet e OAK-së, dhe u shpreh se bizneset në vend tani kanë një adresë ku mund të drejtohen për problemet e tyre.

InfoSoft Office është kompani e cila ofron një gamë produktesh inovative dhe funksionale për furnizimin me materiale kancelerie, produkte kartolerie dhe konsumabla printimi për çdo lloj brandi.