INTER-com Leather Shoes House, i’u bashkua OAK-së!

Armend Jakupi pronar i kompanisë INTER-com Leather Shoes House, sot është mirëpritur në zyret e OAK-së, nga kryetari i bordit Skender M Krasniqi, nënkryetari bordit Arsim Selmonmusaj anëtari i bordit Hasan Gigollaj dhe koordinatorja Donika Gashi.

Jakupi, ka përgëzuar punën dhe përkushtimin që OAK-u po bënë në të mirë të biznesit duke shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë e Odës, ku edhe kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Delegacioni i OAK-së në këtë takim ka theksuar edhe një herë se misioni i Odës është që të krijoj ambient sa më të mirë për bizneset në vend.

Ndryshe kompania Inter-Com Leather SHOES merret me prodhimin e modeleve të ndryshme të këpucëve me microfibër.