Investitorë holandez vizitojnë OAK-un

Gjatë ditës së sotme, stafi i OAK-ut ka mirëpritur drejtuesit e kompanive holandeze, Eric van den Hengel, menaxher në Dutch Farm Plan dhe Ir. Wim Maaskant partner ne Yuniko, të shoqëruar nga bashkëpronari i Bylmetit, Afrim Berisha, të cilët kanë shpalosur interesin investues që kanë në Kosovë, dhe njëkohësisht kanë kërkuar ndihmë dhe asistencë teknike nga Oda e Afarizmit të Kosovës.

Duke e parë rolin që ka OAK-u, për të ofruar një klimë më të favorshme të afarizmit në vend, bashkëpronari i kompanisë Bylmeti, Afrim Berisha, e cila njëheri ështe edhe anëtare e OAK-ut, ka referuar këtë të fundit tek kompanitë holandeze: Yuniko dhe Dutch Farm Plan.

Eric van den Hengel, menaxher në Dutch Farm Plan dhe Ir. Wim Maaskant, kanë shpalosur planin investues që kanë së bashku në partneritet edhe me kompaninë Bylmeti.

Qumështi, është fusha me interes e tyre, e për këtë kanë realizar edhe takime me fermerë në Kosovë, me të cilët kanë shpalsour idenë e grumbullimit të qumështit nga fermerë të vegjël, në në një pikë grumbuluese, në këtë rast në kompaninë Bylmeti, e cila do të menaxhonte me kontrollin dhe cilësinë e qumështit, jo vetëm për treg të brendshëm por edhe në atë të jashtëm.

Drejtori i ekzekutiv, Ismet Mulaj ka shprehur gatishmërinë e OAK-ut për t’i ofruar ndihmën që kërkojnë investitorët holandezë dhe anëtari ynë, Bylmeti.

Ndër të tjera, Mulaj theksoi interesin dhe hapësirën që ka Kosova për invetime të huaja si dhe nevojën për rritje të eksportit, i cili do te kontribuonte edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

E përveç që do jetë urë lidhëse në mes biznesit dhe institucioneve, Ismet Mulaj tha në këtë takim se Oda e Afarizmit të Kosovës do ndihmojë kompanitë e pranishme sot në takim, edhe me konsulencë, asistencë, hulumtime dhe analiza.

http://www.odaeafarizmit.org/…/investitore-holandez-vizito…/