Takimi i radhës nga përfaqësues të OAK-së u realizua në qytetin e Prizrenit tek biznesi “Is – Company SH.P.K”

Ky takim është realizuar më qëllim të informimit për vështirësitë dhe sfidat me të cilat po përballen bizneset gjatë veprimtarisë së tyre, dhe mundësitë e bashkëpunimit me OAK.

Përfaqësuesit e OAK-së në takim u pritën nga Ismet dhe Jetmir Bajraktari udhëheqës të kompanisë.

“Is – Company SH.P.K” është themeluar në vitin 2001 dhe aktualisht ka 25 punëtor.

Kompania merret me mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese, hapjen e kanalizimeve me makina speciale, mbledhjen e mbeturinave në fshatrat e Prizrenit dhe Suharekës dhe mirëmbajtjen e rrugëve në përgjithësi.

Në fund të takimit palët lanë të hapura mundësit e bashkëpunimit.