Drejtori menxhues i OAK-ut me bashkëpunëtor qëndroj për vizitë në kompaninë “Izoline-ks” me pronar z.Selajdin Gashi, të cilin e informoj me të arriturat dhe planet që ka OAK-u për t’i mbështetur bizneset prodhuese në Kosovë.
Izoline-ks është kompania lider në prodhimin e membranave izoluese, prodhimin e gomës sintetike në formë primare dhe prodhimin e izolatorëve prej ceramikës dhe pajisjeve izoluese. Si kompani shumë e sukseshme e themeluar kohët e fundit është e vetmja që ofron këtë lloj materiali hidroizolues” theksoi z. Gashi.
Izoline-ks ofron gjashtë lloje të produkteve hisdroizoluese, gomes sintetike në formë primare dhe izolatorve prej qeramikës, të gjitha me standarde ndërkombëtare, siç janë:
IZO SG- 30 P.S, IZO SG – 30/K Rr.Q, IZO SG – 30 Rr.Q, IZO SG – 40 P.S, IZO SG – 40 Rr.Q, IZO SG – 50 P.S.
Izoline-ks është prodhues i vetëm i këtyre produkteve, por të cilat po konkurohen në mënyrë joligjore nga prodhuesit rajonal. Edhe pse kompania Izoline-ks ka bërë ankesa në institucionet përkatëse, ende vazhdojnë të hyjnë në Kosovë produkte me cilësi që nuk janë me udhëzimet administrative dhe direktivat evropiane.