Kafja e mëngjesit me përfaqësuesit e institucioneve

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në vazhdën e aktiviteteve të saj organizuar për bizneset anëtare, tashmë ka filluar edhe aktivitetin e saj më të ri: Kafja e mëngjesit me përfaqësuesit e institucioneve.

E për të nisur këtë aktivitet, e ftuar ishte znj. Iliriana Hajdari – Menaxhere për Konsumatorë të Veçantë dhe Projekte Speciale në KESCO, e cila u prit në takim nga Kryetari i bordit Skender Krasniqi së bashku me Kushtrim Ajvazi, Donika Gashi dhe Qendresa Ibrahimi.

Gjatë këtij takimi u diskutua për çështjet më të rëndësishme të cilat i preokupojnë bizneset dhe mënyrat se si mundemi që bashkarisht të ju ofrojmë informatat e nevojshme atyre.

Përfaqësuesit e OAK-së falënderuan shumë znj. Hajdari, duke theksuar se janë shumë mirënjohës për bashkëpunimin e vazhdueshëm të ofruar në tejkalimin e sfidave të ndryshme me energjinë elektrike me të cilat përballen bizneset.

OAK theksoi problemet e mëdha që bizneset po hasin dhe nevojën që KEDS të kontribuoj më shumë në informimin për gjendjen e rrjetit ku investohet, nevojën që në këtë kuadër të kyqen MTI-Komuna-KEDS dhe Odat.

Znj. Hajdari falënderoi OAK-në për mirëpritjen dhe u shpreh e gatshme që të vazhdojë bashkëpunimin edhe më tutje duke krijuar një çasje sa më të lehtë të biznesit drejtpërdrejt tek niveli qendror i kësaj kompanie, gjë që lehtëson edhe më shumë zgjidhjen e problemeve që mund të paraqiten.

OAK ka krijuar nje çasje të shpejtë me KEDS për antarët e saj dhe kanë arritur së bashku zgjedhjen e shumë sfidave që kanë bizneset.