“Kastrati Commerce”, pjesë e OAK-së

Rrjetit të bizneseve anëtare të Odës së Afarizmit të Kosovës, gjatë ditës së sotme i është bashkuar edhe “ Kastrati Commerce”.

Në këtë takim përfaqesueset e Odës së Afarizimit të Kosovës u pritën nga Qemajl Kastrati, pronar i kompanisë.

Kompania “Kastrati Commerce” është themeluar në vitin 1990. Hapat e parë i filloi si ndërmarrje zejtare për përpunimin e drurit, shërbimet kualitative nga përpunimi i drurit bëri që ndërmarrja të punojë së pari në Prizren e rrethinë, në Rrafshin e Dukagjinit pastaj edhe në vende tjera të Kosovës dhe në Shqipëri.

Kjo ndërrmarrje e zgjeroi biznesin e saj në këto veprimtari: në sektorin e prodhimit i ndarë në katër vija kryesore: prodhimi i dyerve dhe dritareve nga plastika (PVC), (AL) dhe druri, prodhimi i xhamave termopan, fasada strukturale si dhe prodhimin e roletave të brendshme dhe të jashtme.

për më shumë informacione,  klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://www.kastraticommerce.com/rreth-nesh.php