Kastrati Group viziton OAK-un

Përgjegjës të departamentit farmaceutik në kuadër të KASTRATI Group, kanë vizituar sot OAK-un ku janë mirëpritur nga stafi dhe drejtori ekzekutiv, Ismet Mulaj.

Drejtorët Visar Gacaferi dhe Besart Kastrati, shpalosën problemet dhe shqetësimet me të cilat përballet ky biznes dhe fusha farmaceutike në vend. Tregu i zi dhe jo fer, presioni dhe mospërkrahja nga ana e shtetit, janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballet KASTRATI Pharmacy, me departamentin farmaceutik qe ka në kuadër të saj.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i OAK-ut, Ismet Mulaj shpalosi arsyet faktike pse biznesi në Kosovë duhet të zgjedhë OAK-un si zë përfaqësues, ndërmjetësues e zgjidhës të problemeve të afarizmit në vend.

Mulaj gjithashtu shpalsoi se gjerë më tani janë rreth 70 raste të cilat i ka trajtuar e zgjidhur OAK-u për anëtarët e saj, të cilët janë gjithpërfshirës dhe vijnë nga fusha të ndryshme të biznesit.

Ndryshe KASTRATI Group është themeluar më 15.11.1995 në Pejë dhe në kaudër të saj funksionojnë 5 sektorë të fushave të ndryshme.

Kompania është shumë e qëndrueshme në tregun e Kosovës me një trend të vazhdueshëm të rritjes.