Këshilltari i Ministrit të MASHT, Baton Dushi zhvillon takim me OAK-un

Këshilltari i Ministrit të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, Baton Dushi ka vizituar sot oak-un ku është mirëpritur nga Kryetari i Bordit të Oda e Afarizmit të KosovësSkender M Krasniqidhe Drejtori Ekzekutiv, Ismet Mulaj.

Bashkërendimi i aktiviteteve dhe mundësia e bashkëpunimit mes oak-ut dhe MASHT-it, ka qenë qëllimi i këtij takimi.

Kryetari i bordit të OAK-ut Skender M Krasniqi dhe drejtori ekzekutiv, Ismet Mulaj, kanë kërkuar që Ministria e Arsimit dhe ajo e Punës, shkollimin dhe aftësimin profesional ta bëjnë përkitazi me tregun e punës.

Ndërsa këshilltari i ministrit të MASHT-it, Baton Dushi tha që janë të interesuar që shkollave profesionale t’u ipet kujdes më i madhë në mënyrë që të rritet edhe cilësia e tyre, e kësaj do i paraprijë edhe një hartim strategjie si dhe inkurajim i të rinjëve për zanate.