Kompania Madekos pjesë e OAK-së

Misionit të OAK-ut, i është bashkuar edhe Kompania Madekos, kompani kjo e cila është e specializuar në shpërndarjen e pajisjeve mjekësore dhe produkteve të ndryshme farmaceutike, produkteve OTC bimor, si dhe pajisjeve laboratorike.

 

Përfaqësues të kësaj Kompanie, janë mirëpritur nga përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës, dhe kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

 

Ndryshe Madekos është themeluar në vitin 2009, e cila është një nga kompanitë më të besueshme në treg, që kryen dërgesa shumë të shpejta duke ofruar produkte dhe shërbime me cilësi të lartë.